Ndryshim drastik, Armend Rexhepagiqi pret flokët dhe gati nuk njihet

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Armend Rexhepagiqi u rikthye në skenë në albumin e ri të Tunës, “Fortuna”. Edhe pse larg mediave dhe rrjeteve sociale, dihej se prej vitesh ai mbante të njëjtin stil flokësh, të gjata deri tek supet.

Armend-2

Ky stil ishte kthyer tashmë në një karakteristikë të këngëtarit, por mesa duket periudhës së flokëve të gjata i ka ardhur fundi, pasi Armendi ka vendosur t’i presë ato. Ka qenë Tuna ajo që ka publikuar një foto të tij në ‘Instastory’ së bashku me Mentor Hazizin dhe aty duket qartë stili i ri i flokëve të Armendit. Duke qenë se prej shumë kohësh jemi mësuar ta shohim me flokë të gjata, ky ndryshim erdhi si surprizë për të gjithë. Ndërkohë, le të shpresojmë për një bashkëpunim të ri, në mënyrë që ta shohim atë sërish në skenë si performues./revistawho.com