Ndryshe nga më parë, Arditi dhe Adrola nuk e nisin ‘Kënga Magjike’ nga skena

Mbrëmja e parë e natës gjysmëfinale të festivalit ‘Kënga Magjike’ nisi ndryshe nga edicioni i vitit të kaluar. Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi e nisën natën e parë të festivalit nga prapaskena duke dhënë edhe njëherë mesazhin e këtij viti në festival, ‘Këndoj për të ndërtuar’.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe në ditët më parë, shitja e biletave të këtij edicioni do të shkojë për ndërtimin e një shtëpie të dëmtuar në Thumanë. Kujtojmë se ditën e nesërme do të jetë nata e dytë gjysmëfinale, ndërsa mbrëmja e të shtunës do të zbulojë fituesin e këtij edicioni./revistawho.com