I ndoqën natën me makinë për t’i marrë peng? Gruaja e deputetit shqiptar humb fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë

Pasi përfundoi intervistën “Te Fidani”, gjatë rrugës së kthimit të tij në banesë, gazetari Milaim Zeka, deputeti i Nismës, vuri re se dikush po e përndiqte, dhe për këtë arsye ndërroi edhe rrugën. Në një bisedë për “Frontal”, Zeka rrçfen skenarin e natës kur dy vetë me makinë i kishin shkuar nga pas. Zeka nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin duke ia lanë në dorë policisë zbardhen e tij. Policia nuk e shef këtë rast si tentativë pengmarrjeje, ndërsa sipas vlerësimit të saj, deputeti Zeka vetëm është ngacmuar. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci thotë se makina e cila e ka ndjekur Zekën ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur. Pavarësisht cili ka qenë qëllimi rasti ka shqetësuar familjen Zeka, sipas 360 gradë.al. “Frontal” ka mësuar se pas kësaj ngjarjeje, bashkëshortja e deputetit të Nismës Social-demokrate, ka pësuar abort në muajin e tretë të shtatzënisë.