Ndodhi gjatë natës/ Një përqafim vendos paqen mes Ilirit dhe Semit

Mosmarrëveshjet mes Ilirit dhe Semit duket se kanë marrë fund. Fillimisht ka qenë Iliri dhe Donaldi ata që janë sqaruar lidhur me situatën e ndodhur dhe përplasjet që lindën pasi Semi bëri gjestin e paparanuar nga Iliri.

Donaldi i ka rrëfyer edhe 1 herë Ilirit se të gjithën e ka kuptuar si një shaka që do të vazhdonte edhe më vonë.

Pas një sërë situatash të sikletshme, Iliri është ngritur në këmbë dhe ka shkuar të përqafojë Semin duke lënë pas konfliktin e tyre. Banorët e tjerë e kanë brohoritur këtë moment qetësie mes të dyve./revistawho.com