Ndodh sërish/ Presidenti Joe Biden dremit gjatë samitit për klimën, shkon e zgjon një anëtar i stafit

Presidenti Joe Biden është bërë protagonist sërish në samitin e Klimës COP26 që po zhvillohet në Glasgoë, por jo përmes fjalimeve.

Ai është filmuar për të dytën herë, teksa mbyll sytë dhe dremit gjatë një aktiviteti të rëndësishëm.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto ku shihet se Biden ka kryqësuar duart dhe ka mbyllur sytë.

Në një foto tjetër, shihet teksa një pjesëtar i stafit që i shkon 78-vjeçarit dhe e zgjon.

Fotot bën shpejt xhiron e rrjetit ku shumë përdorues kanë reaguar ndaj Presidentit të SHBA.