Ndodh për herë të parë në “Përputhen”. Atdheu rikthehet me kërkesën e vajzave
Për herë të parë në “Përputhen”, një konkurrent i dalë nga program rikthehet për të fituar sërish zemrën e njërës prej vajzave. Bëhet fjalë për djalin simpatik nga Kosova, Atdhe Xharavinën, i cili u largua pak javë më parë duke ngjallur shumë polemika.
Atdheu u rikthye më pas për një përballje me Antonelën, e cila deklaroi pëlqimin për të. Dhe mesa duket produksioni e ka marrë parasysh kërkesën e saj dhe e ka rikthyer Atdheun në program.
Dyshja kanë realizuar një takim romantik së fundmi, që do të transmetohet në ditët në vazhdim.
Ndërsa produksioni ja bërë të ditur se Atdheu po rikthehet me dëshirën e publikut dhe vajzave e do të qëndrojë deri në fund të sezonit, i cili mbaron në qershor.