Ndodh në emisionin e gatimit në Greqi: Konkurrenti pret dorën dhe humb ndjenjat në studio

Një incident gjatë sfidës së gatimit ka tronditur konkurrentët në emisionin e “Master Chef” në Greqi. Këtë të hënë lojtarët kanë gatuar në dyshe për testin eliminator, megjithatë Grigoris ka pasur një dëmtim të rëndë.

Konkurrenti ka prerë keq gishtin me thikë menjëherë në studio hyri një person i stafit për ta mjekur. Nga dhimbja e fortë Grigoris është shtrirë në tokë dhe më pas ka humbur ndjenjat. Lojtarët mbetën pa fjalë dhe gara u ndërpre për pak kohë.

Fatmirësisht, lojtari i “Master Chef” u rikuperua dhe ishte në gjendje të rikthehej në provë. Madje, ai u tha kamerave me humor se nëse ndonjë person gjente një gjysmë gishti, duhet t’ja risillte atij dhe ta bashkonte me gishtin e tij.