Ndjesia që mori Orinda Huta nga vizita në Belgjikë nuk ishte ajo që priste
Situata ditët e fundit në shume shtete të Europës është përkeqësuar, me numrat e Covid-19 në rritje dhe me masat kundër virusit që po bëhen gjithmonë e më strikte.
Një nga vendet që ka regjistruar numra rekord të prekurish është Belgjika, ku ka qenë gjatë fundjavës edhe moderatorja Orinda Huta. Ajo ka qenë në fakt për arsye pune, pasi ka xhiruar një prej episodeve të “Jo vetëm Modë”, megjithatë ndjesia që ka marrë nga vizita nuk ka qenë e mirë.
Anterwerp-i ose siç e quan Orinda, qyteti i diamantëve, pavarësisht se është shumë i vizituar në kohë normale nga turistët, tani ishte krejtësisht bosh. Madje bosh edhe nga qytetarët që jetojnë aty, të vetmit që gjendeshin rrugëve ishin ata që shihnin stafin e emisionit “shtrëmbër” pasi nuk kishin maska.
Ndjesia që ajo mori nga vizita ishte trishtim, por gjithsesi duke treguar kujdes dhe duke bashkëjetuar me maskat moderatorja thotë se do ja dalim, q ë gjithçka që të jetë si më parë.
Le të shpresojmë për më të mirën! /News31