Ndjen akoma për Sindin apo më shumë për Olën? Murati tregohet i sinqertë
Murati ka treguar se ndjenjat e tij për Sindin janë shuar plotësisht pas takimeve që ka zhvilluar me Olën.
Ai është përgjigjur se ka shumë respekt për Sindin, ndaj historia me të mbetet në të kaluarën.
“Në fakt, akoma nuk kam atë ndjenjë për Sindin se kam kaluar shumë mirë me Olën. Për Sindin kam respekt, por ndjenja jo”, tha Murati.
Kujtojmë se Sindi u shpreh se u zhgënjye nga Murati, i cili u afrua shumë shpejt me Olën dhe nuk realizoi më asnjë takim me të. Ndërsa një prej personave të publikut që i thotë se shkon më shumë me Sindin, Murati iu përgjigj: “Kur isha me Sindin, thonin që shkoj më shumë me Olën. Tani që jam me Olën, thonë që shkoj me Sindin.”