Ndjekësit nxjerrin zbuluar Oltën për gënjeshtrën e madhe që tha mbrëmë në prime për tërmetin (video)
Olta, kujdes mikrofonin! 🙂 Aq të fiksuar janë njerëzit pas “Big Brother VIP” saqë gërmojnë në çdo detaji dhe zbulojnë çdo gjë.
Në “lupën” e rrjetit së fundmi ka rënë Olta. Në mediat sociale po qarkullon një video gjatë një interviste që Olta ka dhënë kohë më parë. Ajo pohon aty se nuk ka qenë në Shqipëri gjatë periudhë së tërmeteve, në 2019.
“Nuk isha në Shqipëri kur ranë tërmetet për fat të mirë dhe për fat të keq njëkohësisht. Lexoja vetëm lajme, u tmerrova. Merrja familjen time në telefon dhe nuk ishte e lehtë që të lidhesha me të.
Shyqyr Zotit me kaq sepse ishte me të vërtetë i tmerrshëm. Dhe mami kur fola në telefon më tha: “Shyqyr që nuk ishe këtu se do ishe tmerruar!””– ka treguar Olta asokohe.
Mirëpo, në “Big Brother VIP” Olta ka treguar një histori tjetër. Ajo disa herë ka deklaruar se ka trauma nga tërmeti dhe se e ka përjetuar keq. Edhe kur ishte në rulotë, Olta pohoi se i riktheu ndjesinë e tërmetit.
Ndërsa pak javë më parë kur një tërmet i fortë shkundi vendin tonë, Olta u prek dhe i pohoi Amosit se ka ende frikën e atëhershme. Rrjeti është konfuz…/RevistaClass