Ndjekësi e pyet ‘A je shtatzënë?’, Jori përgjigjet siç ajo di
Tani që “Big Brother” mbaroi, Jori Delli po e merr veten me të mira.
Ajo po çlodhet dhe po shijon disa trajtime që i ka ndarë edhe me ndjekësit në mediat sociale.
Mirëpo, njëri prej tyre ka keëkuptuar një postim të modeles dhe i shkruan: “A je shtatzënë? Je duke bërë ekografinë?”.
Duke mos lejuar që keqkuptimet të krijohen më tej, Jori ka zgjedhur të reagojë duke publikuar mesazhin në Instastory, teksa krah tij shkruan: “Po, me frymën e shenjtë”.
Jori ka treguar se është beqare dhe nuk ka dikë në jetën e saj. Pavarësisht se shumë fansa deshën një lidhje mes saj dhe Gertit asnjëri prej tyre nuk u tregua i hapur për një romancë.