
Ndizen ‘fishekzjarret’ për Katy Perry, fotografohet duke darkuar me kryeministrin kanadez
Katy Perry duket se po ndien sërish shkëndija. Këngëtarja është fotografuar nga TMZ duke ngrënë darkë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Montreal, Kanada.
Këngëtarja dhe politikani dukeshin mjaft të përfshirë në bisedë. Sipas një dëshmitari okular, dyshja shoqërohej nga truprojat e sigurisë, shijuan disa kokteile dhe pjata të ndryshme, përfshirë një me karavidhe.
Në një moment, shefi i kuzhinës doli për t’i përshëndetur dhe pasi ata mbaruan ushqimin, shkuan në kuzhinë për të falënderuar personalisht stafin.
Më herët gjatë këtij muaji, Perry njoftoi ndarjen nga Orlando Bloom pas dhjetë vitesh së bashku. Ata kanë edhe një vajzë 4-vjeçare, Daisy Dove dhe vetëm pak ditë pas deklaratës së përbashkët, u panë duke kaluar kohë si familje.
Nga ana tjetër, Justin Trudeau është i ndarë nga gruaja e tij, Sophie Grégoire Trudeau. Ata e njoftuan ndarjen në vitin 2023 pas 18 viteve bashkë. Ish-çifti ka tre fëmijë./tvklan.al