“Ndihmoi në shpërndarjen e koronavirusit në Lindjen e Mesme”, BBC bën zbulimin shokues

“BBC News Arabic” ka hetuar dhe analizuar të dhënat e gjurmimit të fluturimeve, që tregojnë se si linja ajrore më e madhe e Iranit, “Mahan Air” ka vazhduar fluturimet ndonëse ishte e ndaluar nga qeveria.
Sipas kësaj media, ky veprim ka ndikuar në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.
“Mahan Air” ka bërë qindra fluturime nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria në fund të janarit dhe fundit të marsit.
Sipas “BBC”, kjo linjë ajrore ka marrë leje nga të gjitha vendet e mësipërme për të vazhduar flutirimet. Brenda linjës ajrore me dhjetëra anëtarë të ekuipazhit kishin shfaqur simpotoma të koronavirusit.
Kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime lidhur me menaxhimin e krizës nga ajri dhe sigurimi i pajisjeve të sigurisë, kompania heshti.