Ndihmoi bashkëshortin në trafik droge, dënohet me 3 vite gruaja e “El Chapos”
Bashkëshortja e trafikantit të fuqishëm meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán është dënuar me 3 vite burg.
32-vjeçarja Emma Coronel Aispuro ka pranuar se është penduar për bashkëpunimin me 64-vjeçarin duke arritur të shmangë dënimin me burg të përjetshëm. Ajo akuzohet se ka ndihmuar kapon e drogës në Meksikë të arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë në vitin 2015.
Aispuro arriti të blejë një pronë në afërsi të burgut, ndërsa “El Chapo” arriti të arratisej nëpërmjet një tuneli të hapur duke ia dalë të kalonte murin. Ndaj bashkëshortes së tij rëndojnë akuzat e bashkëpunimit të trafikimit të lëndëve narkotike: kokainë, metamfetaminë, heroinë, etj. drejt SHBA-së si dhe për pastrim parash.
“El Chapo” u zbulua pas një interviste me aktorin hollivudian Sean Penn në vitin 2016. Në 2019 ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në Colorado.
Marrë nga “BBC”
(d.v/dosja.al)