“Ndihmë, ndihmë! O gangster”/ Publikohet videoja e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia
Gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, për shkak të dhunës së dyshuar nga bashkëshorti i saj Arben Shuaipi.
Në një video të publikuar nga Ora News dhe të regjistruar nga bashkëshorti i saj, ku shihet Maja brenda banesës, për të cilën secili prententon se është e tyre.
Shuaipi i kërkon Majës të largohet nga banesa sepse është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar.
Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prona ime
Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.
Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia
Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë
Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.
Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime
Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë
Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin
Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.
Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.
Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.
Policia: Do vinë të dy në rajon.
Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.
Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.
Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.
Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.
Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë
Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.
Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.
tpz.al