“Ndihem e shkatërruar”/ Ivanka Trump reagon në rrjetet sociale pas vdekjes së nënës së saj
Lajmin e bëri të ditur vetë Donald Trump në rrjetet sociale ku me keqardhje njoftoi vdekjen e saj.
“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë se Ivana ndërroi jetë në shtëpinë në saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një mesazh në platformen e mediave sociale Truth Social.
Gjithashtu se fundmi në rrjetet sociale ka reaguar dhe vajza e saj Ivanka Trump e cila ka shprehur dhimbjen e madhe për të ëmën e saj teksa shkroi:
“Jam e shkatërruar nga vdekja e nënës sime. Ishte brilante, pasionante dhe e jashtëzakonshme. Ajo ishte model i forcës, këmbënguljes dhe vendosmërisë në çdo veprim që ndërmerrte. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos humbur asnjë rast duke qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimi i saj do të hetë i gjallë në zemrat tona”.
Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku, Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump. Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në 1977. Çifti u divorcua në vitin 1992.
Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar nga eksperti mjekësor, megjithëse nuk besohet të ketë ndonjë krim.