Ndeshja e jetës/ Leva monstruoz në “Allianz Arena”, ja 5 arsyet pse Bajerni beson te kualifikimi

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Bajerni kërkon përmbysjen e madhe: “Jam i sigurt se do të tregojmë një fytyrë tjetër në ndeshjen e dytë”, tha Joshua Kimish disa ditë më parë. Faktet dhe shifrat i japin shpresë skuadrës gjermane për të shkuar në gjysmëfinale, edhe pse i pret një mbrëmje jo e qetë në Mynih përballë 75 mijë tifozëve të tyre që presin shumë nga skuadra.

1. BAJERNI, EKSPERT NË NDESHJE TË TILLA

Pas një humbjeje jashtë fushe në ndeshjen e parë të një raundi eliminator në Ligën e Kampionëve, Bajerni ka arritur të kualifikohet tri herë: në 2014/’15 në çerekfinale kundër Portos, në 2011/’12 në raundin e 16-të kundër Baselit dhe në 2006/’07 në fazën e 16-të kundër Real Madridit. Përveç kësaj, skuadra nga Mynihu arriti të avanconte katër herë në Champions pas një humbjeje në ndeshjen e parë në një raund eliminator.

2. GJERMANËT, TË FORTË NË EUROPË

Bajerni ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions Ligë. Në katër ndeshjet e sezonit aktual të “CL” në “Allianz Arena”, ka pasur gjithmonë fitore të qarta me të paktën tre gola diferencë. Vetëm në 2:3 kundër PSG-së në çerekfinale të sezonit të kaluar nuk pati asnjë fitore.

3. VAZHDIMËSIA

Kanë kaluar më shumë se tri vjet që kur Bajerni nuk ka fituar disa ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve! Hera e fundit që ndodhi ishte në 2018/’19 – atëherë ishin dy barazime dhe një humbje (kundër Ajaks Amsterdamit dhe dy herë kundër Liverpulit). Dy humbjet e fundit radhazi ishin në prill të vitit 2017 në çerekfinale ndaj Real Madridit. Dy ndeshje radhazi në Champions pa gola nga gjermanët janë edhe më të gjata: së fundmi në gjysmëfinalen 2013/’14 kundër Real Madridit.

4. “ALLIANZ”, FAT PËR LEVËN

Futbollistit më të mirë të FIFA-s, Robert Levandovski, i pëlqen veçanërisht shënimi i golave në “Allianz Arena”. Në katër ndeshjet në shtëpi këtë sezon, Leva ka shënuar tetë nga 12 golat e tij në Champions. Duke përfshirë dy tregolësha dhe një dygolësh.

5. PARAKALIMI I BARÇËS

Një fitore kundër Vijarealit do të ishte suksesi i 159-të i Bajernit në Champions. Skuadra nga Mynihu do të kalonte Barcelonën në këtë renditje dhe do të hidhej e vetme në vendin e dytë. Reali i Madridit mban vendin e parë për numrin e fitoreve në Europë(172).

PANORAMASPORT.AL