Ndërron jetë për shkak të Covid anëtari i grupit “Dream Street”
Për shkak të dnërlikimeve nga Covid-19 anëtari i bendit “Dream Street”, Chris Trousdale ka dnërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Këngëtari u pa pa shenja jete mbrëmjen e të martës në një spital në Burbank, Kaliforni pasi u infektua me coronavirus, sipas një anëtari të familjes Trousdale ishte bashkuar me grupin në vitin 1999 së bashku me: Jesse McCartney, Greg Raposo, Matt Ballinger dhe Frankie Galasso.
Duke ardhur pas djemve të mëdhenj të grupeve të njohura si Backstreet Boys dhe NSYNC, grupi arriti një sukses të paparë në vitin 2002.
Albumi i tyre fillestar u certifikua me pllakatën “Gold” në Sh.B.A. pasi arriti kulmin duke u renditur në vendin e parë në tabelën e Albumeve të Pavarura të Billboard dhe në vendin e 37-të në top listën e Billboard 200.