Ndërron jetë në muajin e 8-të të shtatëzanisë ylli i rrjeteve sociale

Ylli i mediave sociale Nicole Thea ka ndërruar jetë së bashku me djalin, ka njoftuar faqja e saj në Instagram.

Një deklaratë nga nëna e saj thoshte se 24-vjeçarja, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, e kishte emëruar djalin e saj Reign me partnerin Boga.

Asnjë shkak i vdekjes nuk u zbulua në post. Kërcimtarja dhe influencuesja, e cila jetonte në Londër, i kishte mbajtur fansat e azhurnuar gjatë shtatzënisë së saj, duke postuar rregullisht video në kanalin në YouTube dhe në faqen në Instagram.

Disa video që Nicole i kishte filmuar para vdekjes së saj do të publikohen në kanalin e YouTube, konfirmoi deklarata.

Partneri i saj Boga, pjesë e grupit “Ghana Boyz”, kohët e fundit kishte postuar një video të tij duke kërcyer pranë një karroce fëmijësh, ku shkruante se mezi po priste ta nxirrte djalin në park.