Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ikona e rock-ut, diva e muzikës Tina Turner!

Tina Turner një nga ikonat e rock-ut ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i saj. Në një deklaratë u tha se:

Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka ndërruar jetë sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It.