Ndërron jetë miliarderi i diamanteve gjatë operacionit të penisit

Një miliarder i biznesit të diamanteve ka ndërruar jetë, pasi pësoi një infarkt gjatë proçedurës për zmadhimin e penisit, në një klinikë private në Paris. Ehud Arye Lanido, 65 vjeç, u shtrua në një qendër shëndetësore të paidentifikuar ende në kryeqytetin francez, për t’ju nënshtruar operacionit për zmadhimin e organit gjenital. Por komplikacionet gjatë proçedurës së vështirë rezultuan fatale, të paktën kështu raportojnë mediat në Belgjikë. Bëhet me dije se infarkti u shkaktua në momentin kur një lëndë u injektua në penisin e tij.

Ehud-Arye-Lanido-1

Lajmi u konfirmua dhe nga kompania që zotëronte Landio “Omega Diamonds”, të cilët i dhanë lamtumirën “një biznesmeni vizionar”. Po ashtu dhe website-i i tij ka nxjerrë lajmërimin: “Me trishtim të thellë ju lajmërojmë se themeluesi ynë, Ehud Arye Lanido ndërroi jetë në 2 mars 2019, në moshën 65 vjeçare.” Ndërkohë një nga miqtë më të afërt të miliarderit, që po ashtu mbetet anonim, tha se ai i kishte dhënë gjithnjë rëndësi paraqitjes së tij fizike dhe çfarë të tjerët mendonin për të. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse ai i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale./Lapsi.al