Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno
Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, “L’Italiano”, vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cilit ishte Salvatore, vdiq në Spitalin San Raffaele të Milanos “pas një sëmundjeje të gjatë, e cila ishte bërë më e rëndë në muajt e fundit”, tha një i afërt i tij për ANSA.
I lindur në Toskanë nga një baba siçilian, Cutugno fitoi gjithashtu në vitin 1990 Eurovision me këngën “Insieme: 1992”. Ai fitoi dy herë Festivalin e Këngës në Sanremo.