Ndërron jetë “ikona” e kuzhinës shqiptare, Evgjeni Harizi
Ikona e kulinarisë shqiptare, Evgjeni Harizi, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në Rochster të New York. Familjarët i dhanë ditën e djeshme lamumirën e fundit zonjës Harizi, e cila vuante nga një sëmundje e pashërueshme prej kohësh.
E lindur në Pojan të Fierit në vitin 1939, Evgjeni Harizi, kreu studimet e larta pjesërisht në Rusi dhe më pas në Uinveristetin e Tiranës si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Më vonë u emërua në Ndërmarrjen e Ushqimti Social ku punoi si teknologe dhe njëkohësisht ishte pedagoge në Shkollën e Ushqimit. Harizi njihet për librat që ka botuar gjatë kohës kur ishte aktive në profesion si “Si të gatuajmë”, “Pastiçeria në familje”, “1000 receta gatimi” apo “Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare”.
Të paktën njëri prej këtyre librave gjendet në çdo shtëpi tonën, duke e bërë zonjën Harizi padyshim ikonën e kuzhinës shqiptare. /News31.al