Ndërron jetë Bonnie Pointer, pjesëtarja e grupit “Pointer Sisters”
Ka ndërruar jetë në moshën 69vjeçare, Bonnie Pointer, e njohur si një nga artistet e grupit “Pointer Sisters”. Sipas Fox Neës shkaku i vdekjes së saj thuhet të jetë një arrest kardiak.
“Është shumë e vështirë që unë duhet t’u njoftoj fansave të The Pointer Sister se motra ime, Bonnie vdiq sot në mëngjes”, tha Anita Pointer.
“Familja jonë është e shkatërruar, në emër të vëllezërve dhe motrave të mia dhe të gjithë familjes Pointer, ne kërkojmë lutjet tuaja në këtë kohë”.
Bonnie dhe motrat e saj arritën famë të madhe në vitet e ’70 dhe ’80 me hitet e tyre si: “I’m So Excited dhe “Jump” (For my Love).