Ndërron jetë blogerja 18-vjeçare pas një aksidenti me motorr (VIDEO)
Një blogere e re, e cila u bë milionere në moshën 15-vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident me motor në Bali. Rusja Anastasia Tropitsel vdiq në moshën 18 vjeçare pasi pësoi lëndime të rënda në kokë kur u përplas me motorin e saj tip Kawasaki në ishullin indonezian.
I dashuri i saj Viktor Maydanovich, 30 vjeç, i cili ishte në motor pranë saj tha se filloi të humbte kontrollin kur kaloi 90 km/h dhe u përplas me një gardh buzë rrugës.
Pamjet e fundit nga Anastasia janë pak para se të hipte në motor dhe filmoi veten në pasqyrë.
Anastasia u bë blogere, që në moshën 12 vjeç dhe u bë milionere në moshën 15 vjeçare.
Anastasia ndodhej në Bali, pasi kishte shkuar atje për punën e saj me Instagramin dhe kishte mbetur atje si pasojë e mbylljes së kufijëve nga pandemia.