Ndërron jetë babai i Albanit dhe Dr. Florit! Turjan Hysko prek me fjalët për të

Babai i Dr. Florit dhe Alban Kondit ka ndërruar jetë. Për të, Muhamet Kondin ka shkruar Turjani që është mik i familjes e jo vetëm.

“Xhaxhi Met atje te pret Florani qe e doje e te ngjante aq shume! Per te gjithe ne do mbetesh doktori i madh ne familjen Kondi! ❤️

Nje burre fisnik, i mencur, pozitiv, me librat e tu te pafundem, muziken klasike dhe vreshtat fiks si te kishe ardhur nga nje tjeter epoke!

Lamtumire shahisti qe nuk e mposhta asnje here!

P.s Sa here me pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjeten talentin dhe miresine, u them: Mjafton te njihni baben e vet”, shkruan ai.

I ndjeri Muhamet ishte mjek kardiolog dhe në disa raste të rralla, e kemi parë në media teksa flet e jep mesazhe sensibilizimi pas vdekjes së të birit, Dr. Flori./revistawho.com