Ndërron jetë aktori i njohur si prifti i “14 vjeç dhëndër”
Ndërron jetë ne moshen 75-vjecare aktori i njohur Xhemil Tagani, i cili ka luajtur në shumë filma shqiptarë dhe është i njohur edhe për rolin e priftit tek filmi shqiptar “14 vjeç dhender”.
Lajmin e bejne me dije ne rrjetet sociale, miq e te aferm te aktorit.
“Lamtumire Xhemil Tagani Tironci 100 karat.Njerzori I miri i urti idashuri me te gjithe.Aktori qe na fale rrole ne teater e filma me interpretimin tuaj .Sa buken e hallet I ndame per pese muaj bashke me zborin ushtarak tek Plepat me Durres korrik-dhjetore 1969.Sa here me erdhe te me takoje ketu ke kafja tek sjtepia ime,se e dije qe une nuk munde te vija te takoja.Sa u trondite nga humbja e djalit tuaj,dhe nuk me le te vija te te nhushelloja e ta percillja birin tende te shtrenjte
Te me falesh qe edhe ju nuk do te vije dot te ju percjelle .
Te qofte dheu I lehte.Qofsh I xhenetit.
Ngushellime familjes per humjen e bashkeshortit babait gjyshit shokeve miqeve e kolegeve qe te donin e idoje.I perjetshem kujtimi juaj Xhemil Tagani”, shkruan nje prej miqvte te tij.
Xhemil Tagani u lind më 6 shkurt të vitit 1945.
Kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, në 1967. Pas diplomimit filloi punë si aktor pranë Teatrit Popullor, më 1968.
Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.
Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave në skenën e Teatrit Popullor.