Ndërkohë që po zhvillohet Festivali, këngëtari i njohur: Fituesi vendoset 1 vit para
Këngëtari Tiri Gjoci hodhi akuza të forta ndaj Festivalit të Këngës të RTSH, ku sipas tij fituesi vendoset 1 vit përpara.
Në emisionin Now në Euronews Albania, ai u shpreh se risia e këtij viti ku pritet të jenë dy çmime të para, një i jurisë dhe një i publikut për në Eurovizion është diçka e mirë pasi i bën artistët më të lirë dhe të pandikuar nga formati i këngëve për në Eurovizion.
“Këtë vit do ketë 2 çmime, i pari i jurisë dhe ai i Eurovizionit. Kjo është diçka e mirë, se gjithë këto vitet e fundit janë bërë këngë për Eurovizion dhe kjo është një gjë e gabuar.
Kjo bën që artisët të ndikohen të bëjnë një këngë që t’i përshtatet Eurovizionit. Kjo më jep liri si artist, nuk ndikohem”, tha këngëtari.
Poetja Natasha Lako thotë se reagimi publik për përfaqësimin e Ronela Hajatit në Eurosong ishte i tepruar dhe i paragjykuar.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Lako u shpreh se ka pasur fatin ta ndjekë nga afër perfomancën e këngëtares në Eurovizion, ku siç tha, Ronela Hajati u prit shumë mirë nga publiku.
Kjo, sipas saj shpjegon edhe reagimin e ashpër të këngëtares ndaj festivalit të këngës, që vjen nga një lëndim shumë i gjatë. “E kemi vënë përpara të gjithë, dua të dëshmoj se Ronelën spektatori i Eurosong e ka pritur shumë mirë. Kishte fatin e keq që këndoi e para, po atje u prit më mirë se ai debati jonë i madh. Nuk është mirë të fyhet njeriu, po ne nganjëherë e teprojmë me gjithçka, edhe ajo ka kaluar në ekstrem”, tha Lako.