Ndërhyrjet në fytyrë dhe pesha pas shtatzënisë, Elita Rudi shuan gjithë dyshimet e ndjekësve!
Në fillim të muajit mars, Elita Rudi solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Këtë herë ajo dhe Gjiko u bekuan me një vogëlushe të ëmbël, të cilës i vendosën emrin Bota. Vetëm pak javë pas lindjes Elita iu rikthye trupit të saj të mëparshëm dhe në një mënyrë shumë të shpejtë humbi kilogramët e tepërt që kishte fituar në shtatzëni.
Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe sot ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.
Nga ana tjetër ka pasur nga ata që janë interesuar nëse Elita ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë. Njëri nga ndjekësit është interesuar veçanërisht për buzët e moderatores. Ajo ka treguar se nuk bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe rrjedhimisht as në buzë.
Ndërkohë Elita ka treguar se nuk dëshiron të ketë më fëmijë të tjerë dhe së shpejti mund të rikthehet në ekran.
“Po na mungon në televizion”, i komentuar dikush.
“Do kthehem. Por në çfarë emisioni keni qejf të më shikoni?”, është përgjigjur Elita duke pritur sugjerime nga ndjekësit.
/Iconstyle