Ndërhyri për të shpëtuar të birin, qeni “PitBull” kafshon për vdekje nënën 35-vjeçare
Një ngjarje tragjike ndodhi në Wisconsin të SHBA-ve, ku një qen i rracës “pitbull” i shkuli duart nga trupi një nëne, e cila ndërhyri për të shpëtuar fëmijën e saj 4-vjeçar nga dhëmbët e kafshës.
Gruaja vdiq disa orë më pas në spital pasi ishte copëtuar nga kafsha, e cila ka filluar të mbahet rëndom nëpër shtëpitë e qytetarëve në të gjithë botën.
Sipas nypost.com, 35-vjeçarja Heather Pingel u sulmua egërsisht në shtëpinë e saj në Boëler, në veriperëndim të Milëaukee, më 8 dhjetor.
Djali i Heather u gjet i ulur në një karrige në dhomën e ngrënies me gjak që i rridhte nga këmba, ndërsa nëna e tij në tualet e mbuluar nga gjaku dhe në gjendje agonie. /abcnews.al