Ndau skenën me Shakira-n: J.Lo thotë se ishte ‘ideja më e keqe në botë’

Jennifer Lopez u zhgënjye nga Liga Kombëtare Amerikane e Futbollit (NFL) pasi u njoftua se ajo dhe Shakira do të kishin vetëm 12 minuta për Super Bowl Halftine Show në vitin 2020.

Gjatë një momenti të tensionuar në dokumentarin e saj të ardhshëm të Netflix, “Halftime” (via E! Online) këngëtarja dhe drejtoresha muzikore Kim Burse diskutojnë se si të planifikojnë performancën e saj dhe të ndajnë skenën me Shakira-n. “Ne duhet të kemi momentet tona të këndimit,” këmbëngul ajo. “Nuk do të jetë shfaqje estrade me kërcim. Ne duhet të këndojmë mesazhin tonë.”

Në një skenë tjetër, Shakira i shpreh shqetësimin Jennifer-it për kohën, duke vënë në dukje se organizatorët e NFL duan që këngët e tyre përkatëse të “gërshetohen” në performancë. Për këtë, Jennifer thotë se ato do t’i ndajnë 12 minutat në mënyrë të barabartë, por shton, “Nëse do të ishte një shfaqje me dy titullarë, ata duhet të na kishin dhënë 20 minuta. Kjo është ajo që duhet të kishin bërë.”

Menaxheri i J.Lo, Benny Medina, ka të njëjtat zhgënjime për vendimin, duke shpjeguar në një intervistë të veçantë se ai mendonte se vendimi kufizonte aftësitë e performancës së të dy këngëtarëve. “Zakonisht, ka një titullar në Super Bowl,” tha ai. “Ai titullar ndërton një shfaqje dhe nëse do, zgjedh të ketë të ftuar të tjerë, kjo është zgjedhja e tyre. Ishte fyerje që u tha se duheshin dy latine për të bërë punën që historikisht e ka bërë vetëm një artist.”

Në vitin 2020, në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, Shakira dhe J.Lo elektrizuan skenën përmes hiteve të njohura, kërcimeve të shoqëruara nga balerinë, bally dance, pole dancing etj. E gjithë atmosfera u konsiderua e jashtëzakonshme sepse J.Lo dhe Shakira kënduan 20 këngë në vetëm 12 minuta, por mesa duket, ka pasur shumë zhgënjime dhe mosmarrëveshje në prapaskenë.

“Halftime” do të dalë në Netflix më 14 qershor.

Anabelmagazine