Ndarja nga Dj Geek i ndikon Dafinës edhe në punë. Ja çfarë do të ndodhë më albumin e saj…
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Lidhja e tyre ka patur disa vështirësi, ndaj lart e poshtë kanë qarkulluar fjalët se ata i kanë dhënë fund asaj. Këngëtarja planifikonte të nxirrte albumin e ri, të cilin e ka shtyrë për disa arsye, tek të cilat mund të themi se përfshihet edhe ndarja nga Dj Geek. Pak më parë, në një postim në Instagram ajo tregoi se kanë ndodhur disa ndryshime që ajo dëshiron t’i reflektojë edhe në album.
“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë.Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”, shkruan Dafina në Instagram.