Ndarja nga Adriana Matoshi, çfarë thotë Keith
Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Owen Groeneveld janë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin.
Mirëpo, së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa thashetheme se çifti i dha fund lidhjes së tyre.
Nga një vëzhgim i shpejtë në rrjetet e tyre socilae duket se dyshja nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, madje Keith i ka fshirë të gjitha fotot me Adrianën, duke lënë vetëm foto personale të tij.
Adriana nga ana tjetër, edhe pse e ka hequr nga lista e “followers”, nuk i ka fshirë postimet e fotot me futbollistin.
Ka qenë Keith ai që ka folur për herë të parë për ndarjen, në një deklaratë për “Prive”.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.
Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”– është shprehur ai.