Ndahet papritur nga jeta babai i këngëtarëve të njohur

Ernest Duka (Stine) dhe motra e tij Alida Duka kanë dhënë një lajm të hidhur në mbrëmje në rrjetet sociale. Këngëtarët e njohur njoftuan ndarjen nga jeta papritur të babait të tyre. Nuk dihet arsyeja e humbjes së personit të shtrenjtë të familjes, ndërkohë që mes dhembjes dhe lotëve kanë shkruar fjalët e ndjera për të atin, duke marrë shumë ngushëllime nga fansat.