Ndahet nga jeta Sadije Agolli, dy vjet pas shuarjes së Dritëroit

Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit te madh shqiptar, te ndjerit Dritëro Agolli.

Burime per “Panorama” bejne me dije se ajo ka nderruar jete sot ne moshen 76 vjeçare.

Ndarja e saj nga jeta vjen dy vjet pas vdekjes se bashkeshortit, Dritero Agollit.

“Panorama” meson se Sadije Agolli ka nderruar jete sot ne spital, ku ishte shtruar pasi kishte pesuar javen e shkuar hemorragji cerebrale.

Kur Sadije Agolli tregonte jetën intime: Pengu që do marr me vete (shkrim i botuar ne PANORAMA me 3 shkurt te ketij viti)

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta, Sadija, bashkëshortja e Dritëro Agollit, e përkujtoi shokun e një jete, duke botuar letërkëmbimin e tyre shumëvjeçar. E ka titulluar “Dashuri në moshën e Krishtit”, duke iu referuar moshës së Dritëroit, kur ata u njohën. Në këtë përmbledhje janë përfshirë letrat që Sadija dhe Dritëroi i kanë dërguar njëri-tjetrit në vitet e para të njohjes, por edhe më vonë për të kujtuar kohë të vjetra apo për t’i thënë njëri-tjetrit gjëra që nuk i thoshin dot me fjalë.

Libri është i pajisur me një parathënie të shkruar nga vetë Sadije Agolli, përmes së cilës ajo ndan me lexuesin dhimbjen, mungesën, një vit të gjatë dhe të vështirë pa njeriun e dashur. Ajo rrëfen copëza nga përditshmëria e tyre së bashku, por edhe kujtime të hershme, që tanimë, që Dritëroi nuk jeton më, i rikthehen si një film. Janë momente të bukura dhe të vështira, të cilat jo rrallëherë, Dritëroi i kthente në vargje. E tillë ka qenë edhe një grindje e 45 viteve të shkuara.