Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur, bashkëshortja jep lajmin pikëllues
Prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi ka vdekur gjatë natës në spitalin Sant’Andrea në Romë, pasi humbi betejën me jetën, pas një hemorragjie cerebrale. “Me Fabrizion ikën një pjesë prej nesh, e historise sonë, e jetës sonë të përditshme”, thuhet në njoftimin zyrtari të RAI. Lajmin e kanë dhënë familjarët, gruaja e tij Carlotta, vëllai i tij Fabio dhe familja e tij: “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë”. Më 23 tetor, Frizzi pesoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Romës, por u përmirësua dhe doli disa ditë më vonë. Prezantuesi u kthye në TV në dhjetor, gjithmonë në krye të programit në RaiUno. Më 5 shkurt, ai mbushi 60 vjeç. Duke folur për sëmundjen, ai tha, “Nuk ka mbaruar akoma: nëse unë shërohem, do t’ju tregoj gjithçka në detaje, sepse unë do të bëhem dëshmitar i hulumtimit, tani është hulumtimi që më ndihmon”. Për prezantuesin e njohur të televizionit italian sot kanë vërshuar statuset e e lamtumirës në rrjetet siciale nga njerëzit e famshëm, të cilët shprehen të trishtuar për humbjen e madhe. /Story.al/