Ndahet nga jeta papritur prezantuesja e njohur televizive

PANORAMAPLUS.AL/ Prezantuesja televizive Erin Jayne Plummer, e cila ishte e njohur për prezantimin e reklamave në “Studio 10” dhe kanalin e blerjeve TVSN, është ndarë papritur nga jeta në moshën 42-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e Erin është bërë viral kudo në internet. Njerëzit janë kuriozë të dinë se çfarë i ndodhi Jayne-s dhe cili ishte shkaku i vdekjes së saj. Lajmi u bë fillimisht i ditur në kanalin ku ajo punonte, “Studio 10”. Koleget e saj Sarah Harris dhe Angela Bishop ndanë lajmin e trishtë në emisionin e së hënës. Por ende mbetet mister shkaku i vdekjes së prezantueses së njohur.

Ju kujtojmë që Erin Jayne ishte një personazh shumë i famshëm televiziv në Australi. Përpos televizionit ajo ishte edhe një notare e zonja që përfaqësoi Australinë në tre kampionate botërore.

Erin fitoi 11 tituj kombëtarë. Ajo u vu në qendër të vëmendjes në një moshë të re kur u vëzhgua në plazhin Manly të Sidneit dhe u përfshi në një fushatë turistike që u shfaq në NBC në Amerikë.