Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare producenti i “Euphoria” dhe “The Idol”

Kevin Turen, një prej producentëve të “Euphoria” dhe “The Idol”, është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ai ndërroi jetë në fundjavë, sipas burimeve për Deadine dhe The Hollywood Reporter.

“Kevin është shumë special dhe bota do jetë më e paktë pa të”, tha i ati i tij, Edëard Turen për Deadline.

Turen është veçanërisht i njohur për serialet “Euphoria” dhe “The Idol”. Ai gjithashtu ka punuar edhe me “Little Lamb” për të prodhuar filma si: “Pieces of a Woman” dhe “Malcolm and Marie”, por gjithashtu, ka qenë producent edhe i “X”, “Waves” dhe “All Is Lost”.

Kevin ka lindur më 16 gusht 1979 në New York dhe arsyet e vdekjes ende nuk dihen.

Anabelmagazine