Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare nipi i vetëm i Elvis Presley. Dalin të dhënat e para, ja çfarë e shkaktoi vdekjen e tij

Nipi i vetëm i këngëtarit të famshëm, Elvis Presley ka ndërruar jetë të dielën.

Benjamin Keough vdiq në moshën 27-vjeçare. Lajmi për vdekjen e të riut u konfirmua nga menaxheri i nënës së tij Lisa Marie Presley.

“Lisa është zemërthyer dhe e shkatërruar. Ajo e adhuronte djalin e saj. Ishte dashuria e jetës së saj. Po përpiqet të qëndrojë e fortë për tre vajzat,”– tha Roger Widynowski.

TMZ raporton se 27-vjeçari vrau veten me armë. Burime nga policia thanë për TMZ se në trupin e tij u gjetën plagë të shkaktuara me armë.

Benjamin ishte më i vogli nga dy fëmijët që 52-vjeçarja, Lisa Presley kishte me bashkëshortin e saj të parë, muzikantin Danny Keough, para divorcit të tyre në 1994.

Ish-çiftin kishin edhe një vajzë, aktoren Riley Keough, 31 vjeç.

Lisa Marie gjithashtu ka vajzat binjake 11-vjeçare me bashkëshortin e saj të katërt, muzikantin dhe producentin Michael Lockëood, me të cilin u martua në vitin 2006 pas martesave të shkurtra me yllin e pop-it Michael Jackson dhe aktorin Nicolas Cage.

Marrëdhënia e saj e afërt me djalin Benjamin, emri i mesëm i të cilit është Storm, frymëzoi titullin e albumit të tretë të Lisës, Storm & Grace, të publikuar në 2012.

/Panoramaplus.al