Ndahet nga jeta kineasti i njohur Kristaq Dhamo, realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë
Shuhet kineasti i njohur Kristaq Dhamo në moshën 89-vjeçare. Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se regjisori u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.
Kristaq Dhamo lindi më 20 Pril 1933 në Fier, Shqipëri. Mbaruari studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Fillon të punojnë në Film Studio-“Shqipëria e Re”, ku realizohet filmi “Tana” më 1958.
Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.
Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.
Top Albania Radio