Ndahet nga jeta ikona e modës, stiloi këmishën e Steve Jobs! Ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi
Dizajneri japonez i modës Issey Miyake, i njohur për stilin e tij të guximshëm ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Karriera e tij si stilist zgjati për më shumë se gjysmë shekulli.
“Ai vdiq në mbrëmjen e 5 gushtit”, tha një punonjëse e zyrës së tij për AFP, duke refuzuar të identifikohet dhe të zbulojë detaje të mëtejshme rreth ndarjes së tij nga jeta.
Ndërsa mediat japoneze informojnë se ai ndërroi jetë nga kanceri në mëlçi.
Funerali i Miyake është bërë tashmë dhe pjesëmarrës kanë qenë vetëm të afërm të tij, ashtu siç ai dëshironte, pasi s’kishte plane për një ceremoni publike, tha ajo.
Miyake ishte pjesë e stilistëve të rinj japonezë që lanë gjurmët e tyre në Paris nga mesi i viteve 1970.
I njohur për stilimet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës, e cila përfshinte veshjen ikonike të Steve Jobs.
Ai eksperimentoni me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.
Pse Steve Jobs mban gjithmonë jakë të zeza?
Jobs dikur donte që të gjithë punonjësit e Apple të mbanin uniforma, një qëllim që u ndez pas vizitës së tij në Sony Japoni në vitin 1980.
Ai mendoi se zbatimi i së njëjtës ide do të bashkonte të gjithë punonjësit e Apple dhe do të krijonte lidhje.
Jaka e zezë ikonë u krijua posaçërisht për Jobs nga stilisti i njohur japonez i modës, Issey Miyake.
I lindur në Hiroshima në vitin 1938, Miyake ishte vetëm shtatë vjeç kur Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë atomike në qytet në gusht 1945.
Ai i mbijetoi shpërthimit, i cili vrau rreth 140.000 njerëz dhe çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore pas bombardimit të Nagasakit tre ditë më vonë.
Ai themeloi Miyake Design Studio në Tokio në vitin 1970, dhe menjëherë më pas hapi butikun e tij të parë në Paris.
Nga vitet 1980, karriera e tij ishte në “lulëzim” të plotë pasi ai eksperimentoi me materiale nga plastika te tela metalike dhe madje edhe letra artizanale japoneze.
Retrospektiva më e madhe e punës së Issey Miyake u organizua në Qendrën Kombëtare të Artit, Tokio, ku festoi 45 vjet karrierë.
Miyake ka bërë një rrugë të gjatë që kur ka nisur dizanjin dhe ka realizuar 100 këmisha me jakë të zezë për Steve Jobs. Dy burra me gjenialitet krijues.