Ndahet nga jeta fotografi që realizoi disa nga fotot më ikonike të yjeve të njohur

Patrick Demarchelier, fotografi i modës, autori i shumë portreteve ikonike të personaliteteve të njohur në mbarë botën, u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Njoftimi u bë publik në llogarinë e tij në Instagram, ku nuk përmendet shkaku i vdekjes.

Demarchelier lindi në qytetin Le Havre në Normandi. Ai punoi me figura të rëndësishme si Madonna,

Beyonce

Cindy Crowford

Kate Moss

dhe ishte fotografi personal i Princeshës Diana

Fotot e tij ikonike u bënë pjesë e revistave më të famshme në botë si Vogue, Rolling Stone, Elle, Glamour, Harper’s Bazaar etj.

Fotografi gjithashtu bashkëpunoi me shumë shtëpi të famshme të modës duke përfshirë Chanel, Giorgio Armani, Dior, Versace e shumë të tjerë.

Në vitin 2018, ai u akuzua nga 7 modele për sulm seksual, akuza të cilat i mohoi. Patrick Demarchelier la pas gruan, Mian, me të cilën pati 3 djem.