Ndahet nga jeta Besim Zekthi, mjeshtri i valles popullore. TKOB: Vuante nga një sëmundje e rëndë
TKOB shkruan se artisti i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 84-vjeçare.
Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta. Teatri i Operas dhe i Baletit ka njoftuar për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin nderi i kombit. Në një postim në Facebook, teksa ka shprehur dhe ngushëllimet për familjen, TKOB shkruan se artisti i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 84-vjeçare.
“LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi.
Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”, është ky njoftimi.
(A.B. Dosja.al)