Ndahet nga jeta Avni Mula, Ardit Gjebrea dedikon fjalët e ndjera: “Muzika e tij më dha emocionet e para”

Avni Mula është ndarë ditën e sotme nga jeta, duke lënë botën e artit shqiptar në zi. Disa rreshta plot emocion ka ndarë Ardit Gjebrea në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një foto të Nina dhe Avni Mulës.

“Tashmë u bashkuan në qiell!”, ka shkruar Arditi, i cili ka përcjellë ngushëllimet e tij për Inva Mulën. “Kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para”, ka shtuar Gjebrea, duke renditur disa nga krijimet e Mulës: “Kur këndoj për ty moj nënë”, “I ëmbël zëri i gjyshes”, “Për çdo vit në maj”… Arditi ka përfunduar: “Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!” Mjeshtri është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të tërë muzike… /News31