Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur fierak, Fuat Boçi

Aktori i mirënjohur fierak, Fuat Boçi ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Boçi është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Fier, ndërsa familjarët do ta përcjellin në banesën e fundit mesditën e sotme.

Aktori i qindra roleve lindi në Voshtinë më 1931. Boçi ishte një ndër themeluesit e Estradës së Fierit. Gjatë viteve të punës vijoj studimet në liceun artistik “Jordan Misja”. Mbi 600 role dhe rreth 160 premiera, aktori ka marrë pjesë edhe në shumë pjesë për fëmijë. Boçi do të kujtohet gjithmonë për rolet ikonike në “Pas Vdekjes” së Çajupit, “Shi në plazh”, “Një budalla e gjysmë” etj.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i Merituar”. Monologu “A doni më për Belulin” në skeçin e Pëllumb Kullës “Lipja prapa liste” është ai që do të mbahet mend gjithmonë nga publiku shqiptar.

News31.al