Ndahet nga jeta 16-vjeçarja që dikur u bë meme virale

Kailia Posey, e cila u shfaq në “Toddlers & Tiaras” kur ishte 5 vjeç, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.

Nëna e saj, Marcy Posey Gatterman, postoi fillimisht lajmin tragjik duke mos dhënë detaje për shkakun e vdekjes. Megjithatë ajo më pas zbuloi për TMZ se Kailia ndërroi jetë nga vetëvrasja.

“Edhe pse ajo ishte një adoleshente e realizuar me një të ardhme të ndritur përpara, për fat të keq në një moment të vrullshëm, ajo mori vendimin e nxituar për t’i dhënë fund jetës së saj,” tha familja për TMZ.

Kailia ishte një nga yjet e reality show-t “Toddlers & Tiaras”, i cili u shfaq nga viti 2009 deri në 2013 dhe bazohet te familjet që përgatitnin fëmijët e tyre për të konkurruar në konkurset e bukurisë. Ajo u bë GIF dhe meme virale për shkak të kësaj fotoje:

Anabelmagazine