“Ndahen” Salsano dhe Erjona…

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli do të ndahen në dy programet kundërshtare të humorit që nisin transmetimin këtë të dielë.

Moderatori dhe aktori i njohur do vazhdojë të jetë në ‘Portokalli’ siç ka bërë prej vitesh, ndërsa partnerja e tij do të jetë pjesë e ‘Kosherja’, projekti i ri që hap siparin shumë shpejt.

Megjithëse prej shumë vitesh në bashkëjetesë dhe prindër të dy fëmijëve, çifti i aktorëve do shkojnë në drejtime të ndryshme televizive.

‘Kosherja’ është programi më i ri i humorit që do nisë transmetimin në ‘ABC’ me regji të Altin Bashës./revistawho.com