Ndahen përfundimisht Triksa dhe Donaldi, e tregon Alban Ramosaj
Çifti i njohur, Donald dhe Beatrix duket se po kalojnë një kohë krize në marrëdhënie e tyre. Kjo gjë u pa gjatë festës së organizuar mbrëmjen e djeshme për ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Dyshja nuk janë shfaqur në asnjë moment së bashku, Donaldi ka qendruar në tavolinën e tij me vëllain, Elgit Dodën dhe të tjerë personazhe, ndërsa këngëtarja ka qenë vetëm me vëllain Alban Ramosaj.
Ndërkohë, detaji tjetër që ka konfirmuar krizën në marrëdhënien e dyshes është se Albani nuk e ndjek Donaldin më në Instagram.
Ai e bëri ‘follow’ kur motra pranoi lidhjen, por duket se ka marrë një tjetër vendim. Kështu ka ngritur edhe shumë pikëpyetje mes lidhjes së çiftit.
Donaldi i ka befasuar të gjithë duke pranuar ftesën, pas dy ditësh në pauzë totale. Në media u raportua se ai i ka prishur marrëdhëniet me familjen Hoxha dhe Arbana Osmanin, por jo.
Situata qenka krejt tjetër. Ai u paraqit fillimisht i veshur me kostumin “Spiderman”, i preferuari i tij, ndërsa më pas hoqi maskën dhe nisi të kërcente.