Nazime Visha bëhet nënë, gjyshja tregon njohjen me burrin bullgar

Nazime Visha, vajza që vrau përndjekësin e saj, Fiqiri Muça, pas daljes nga burgu ka ndërtuar një jetë të re.

Ajo është martuar dhe është bërë nënë. Gjyshja e Nazimes ka rrëfyer për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi se mbesa është martuar me një djalë nga Bullgaria.

E moshuara ka treguar edhe momentin se si u njoh mbesa me bashkëshortin, i cili nuk ka shfaqur asnjë lloj kompleksi për të shkuarën e Nazimes.

Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare, Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh. Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf”, rrëfen ajo.

Nazime Visha qëlloi me breshëri automatiku Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo u dënua me 10 vjet burg. Por tre vjet më pas, ajo u lirua pas një faljeje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani.

Kjo falje u kërkua nga personalitete të larta, si shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami. /abcnews.al