
Natë romantike me një djalë, Armela e “Big Brother” nis lidhje të re?
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Armela Hyseni ishte një ndër banoret më të diskutuara për lidhjet e dashurisë, dhe për pamjen e saj si një vajzë e bukur që është. Pak ditë më parë ajo publikoi një video duke kënduar një këngë “Urime për dashurinë e re” dhe te gjithë filluan të dyshonin se në jetën e saj patjetër kishte hyrë një person i ri. Por pas kësaj Armela reagoi menjëherë duke mohuar çdo gjë. Ndërkohë tani ish-lojtarja që vinte nga bota e modës në “Big Brother” ka ngacmuar kuriozitetin e fansave për të kundërtën. Ajo publikoi një fotografi bardh e zi në Instagram, ku duken duart e një djali dhe një vajze të kapura me njëra-tjetrën. A është ajo vetë duke kaluar natë romantike me të dashurin apo jo, këtë mbetet ta thotë vetë Armela. /Story.al/
